Loading...

DATECH është një kompani me përgjegjësi të kufizuar (sh.p.k.) me qendër në qytetin e Tiranës. Aktiviteti i DATECH është i bazuar në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe kryesisht në:

  • shërbime konsulence

  • krijimin e zgjidhjeve nëpërmjet mjeteve programuese

  • zhvillimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të informacionit

  • hedhjen dhe përpunimin në sasi të mëdha të të dhënave (data entry)

  • krijimin dhe shitjen e programeve aplikative (softëare) të gatshëm për tu instaluar

Klientët tanë janë struktura shtetërore që përbëhen nga Ministri dhe Agjensi të ndryshme Shtetërore, si edhe shumë kompani private. Aktiviteti ynë ëshë i përqëndruar kryesisht në Tiranë dhe është duke u përhapur gradualisht në të gjithë vendin. Stafi i DATECH përfshin dhe kombinon profesionistë me eksperiencë dhe të rinj në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe përbëhet nga:

  • Analistë Sistemi

  • Menaxherë Projektesh

  • Inxhinierë Informatike

  • Administratorë Sistemi

  • Programistë

gjithashtu edhe konsulentë me njohuri nga fusha të ndryshme si:

  • Administrim Financiar

  • Burimet Njerëzore

  • Drejtësia

  • Shëndetësia

  • Pasuritë e Paluajtëshme, etj

Qëllimi i DATECH është që në mënyrë të vazhdueshme të përmirësojë imazhin e tij nëpërmjet:

  • krijimit, prodhimit dhe shpërndarjes së produkteve dhe shërbimeve me një cilësi të lartë

  • përmirësimit për të kënaqur për dëshirat e klientëve

  • referimit drejt Standarteve Botërore

Ne ndjekim vizionin tonë për të qënë kompania Nr. 1 në tregun Shqiptar nepermjet përmirësimit te sistemeve tona menaxhuese dhe duke vazhduar të jemi fleksibël ndaj ndryshimeve që ndodhin në mjedisin e biznesit. Ne gjithashtu, përpiqemi të ndërtojmë suksesin tonë të tashëm dhe të ardhshëm në burimet e aftësisë tonë njerëzore dhe në bashkëpunimin me klientët dhe partnerët tanë.