Loading...

Mirësevini në faqen e produkteve të DATECH. Ne ofrojmë një shumëllojshmëri produktesh të cilat përfaqësojnë më të mirën në:

  • Kompjuterizimin e plotë të aktivitetit financiar në institucione/ente publike apo kompani private

  • Fushën e aplikacioneve të regjistrimit të burimeve njerëzore dhe llogaritjeve automatike të të gjitha listë pagesave

  • Regjistrimin/administrimin e gjendjes së artikujve, inventarëve dhe vlerave si dhe marrëdhënieve me të tretët

  • Konsultimit me të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore në arkivën dixhitale të Legjislacionit Shqiptar

Meqenese kontrollet tona të cilësisë janë të larta, ne kemi vendosur të ofrojmë vetëm prodhime të një shkalle të lartë të programeve aplikative në tregun e Teknologjisë së Informacionit. Qëllimi ynë është që gjithmonë të prodhojmë dhe të dorëzojmë tek Ju më të mirën në sistemet e informacionit. Për ne, kënaqësia juaj ka rëndësi shumë të lartë. Më poshtë tregohet një listë e programeve që ne prodhojmë dhe shesim.

Administrimi Financiar

Administrimi Financiar është një sistem i kompjuterizuar financiar i cili shërben për të mbajtur në mënyrë elektronike të gjithë aktivitetin financiar të një institucioni ose enti shtetëror, ose të kompanive private.

E-Pers

E-Pers [Administrimi i Burimeve Njerezore] është një program i cili ka për qëllim të menaxhojë informacionin e pergjithshem dhe kualifikimet mbi personelin e një institucioni si dhe te ndihmoje stafin e menaxhimit te burimeve njerezore ne marrjen e vendimeve perkatese. 

Sistemi i Administrimit te Pagave

Sistemi i Administrimit te Pagave është një program aplikativ i cili mundëson menaxhimin e maredhënieve financiare midis të punësuarve dhe punëdhënësve ose sistemi për menaxhimin e pagave për punonjësit.Ky program aplikativ është i përshtatur si për institucionet shtetërore ashtu edhe për kompanitë private. Sistemi është tashmë i implementuar në disa struktura shtetërore si në Ministrinë e Shëndetësise dhe Ministrinë e Shkencave. Ne jemi duke punuar për të përmirësuar performancën e tij në bazë të informacioneve dhe reagimieve të ndryshme të përdoruesve.

E-Store

E-Store [Administrimi i Magazinave] eshte nje program aplikativ i pershtatur per regjistrimin, mbajtjen dhe administrimin e inventareve dhe magazinave per bizneset tregtare.

AlbaLex

Alba Lex [Arkiva Dixhitale e Legjislacionit Shqiptar] është një program aplikativ i cili mundeson konsultimin në mënyrë të shpejte dhe komode me të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore të Legjislacionit Shqiptar.